14:15 / E Enjte, 02 Maj 2024 / G T

I kishte dy lojtarë kosovarë në ekip, trajneri më i ri në Ligue 1 vendos të largohet nga Reimsi

Trajneri, Will Still i ka dhënë fund aventurës në skuadrën e njohur në Francë, Stade Reims.

Still, është trajneri më i ri në futboll pasi që është vetëm 31 vjeçar – më i ri se disa lojtarë që ka në skuadër, shkruan Indeksonline

Trajneri anglez, më parë kishte nën menaxhim dhe dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zenelin dhe Valon Berishën – por që të dy i kishte larguar për shkak të paraqitjeve të dobëta.

31-vjeçari, u bë trajner i skuadrës në vitin 2022 dhe u bë i famshëm në botën e futbollit pasi çoi skuadrën e tij në 19 ndeshje pa humbje gjatë sezonit të kaluar.

E ardhmja e trajnerit nuk dihet, por që ka shumë skuadra të interesuar për shërbimet e tij.

Reims, aktualisht gjendet në pozitën e 11-të në Ligue 1 dhe ka gjithsej 40 pikë./IndeksOnline/