10:23 / E Hënë, 29 Prill 2024 / k.v

Instruktorë nga Turqia mbajnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Instruktorë nga Turqia kanë realizuar trajnime me ushtarët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe të tretë. Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se mbështetja e vazhdueshme e partnerëve ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërinë dhe se FSK ka treguar besueshmëri se është e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërinë me partneren, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.