12:00 / E Enjte, 21 Prill 2022 / AR

Ishte planifikuar të publikohej në dhjetor/ Edi Kastrati zbulon pse është shtyer publikimi i filmit të Ferdonije Qerkezit

Filmi “Pritja” i cili i dedikohet pritjes së Ferdonije Qerkezit ishte planifikuar të publikohej në muajin dhjetor të vitit 2021.

Producenti i filmit, Edi Kastrati, në një intervistë për Indeksonline, zbuloi se cili ishte shkaku që është shtyrë publikimi i këtij filmi.

Arsyeja pse është shtyrë është sepse postproduksioni final, një montazher që e kemi pasur ka shkuar për të përfunduar studimet master. Është vetëm finalja me u jap, dora e fundit e montazhes edhe me u publiku menjëherë. Por ne nuk patëm mundësi ta nxirrnim në datën që kishim planifikuar në muajin dhjetor 2021. Pasi është shtyer deri në këtë kohë jemi duke dashur të gjejmë një datë të rëndësishme. Jemi duke menduar të gjejmë një datë të rëndësishme, por besoj që jo shumë gjatë, ndoshta brenda dy muajve do të publikohet” tha ai.

Fillojnë xhirimet e filmit “Pritja” – Demokracia

Si drejtor i teatrit të Gjakovës, ai u shpreh se fokusin e ka tek teatri dhe se janë duke punuar në projekte të reja të cilat do të publikohen së shpejti.

Fokusin kryesor e kam të teatri. Tani jemi duke u përgatitur për një premierë të re”.

Gjithashtu theksoj se puna në teatër po ecën mirë por për shkak të motit janë ndërprerë reprizat.

Puna po ecën mjaftë mirë. Nuk kemi pasur repriza për shkak të motit sepse ka pasur një prishje të ngrohtores. Tash besoj që kur të ndreqet moti do të vazhdojmë me programin që e kemi lenë në gjysmë”, përfundoi ai./Indeksonline/