13:35 / E Martë, 28 Maj 2024 / AR

Juli publikon foto me djalin: “Më kishte marrë malli”

Finalisti Jul Deda ka qëndruar në shtëpinë e famshme BBVA për rresht 134 ditë.

Gjatë kësaj kohe të izolimit, ai është përmalluar për familjen e tij.

Në Instagram ka publikuar një selfie ku shihet me djalin, Mateon.

Ai tha se e ka marrë malli për të dhe duket që tani po çmallen bashkë.

“Si me tha? “Je tu i lon me fol shume ata!” 😂

Me kishte marre malli per kampionin tim. @mateo_deda19”, shkroi ai, në postimin e të cilit fansat I bën komente të shumta./Indeksonline/