11:06 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

Konfirmohen disa meçe interesante boksi në Amerikë, Andy Ruiz rikthehet në ring

Promoteri i njohur i boksit, Eddie Hearn i ka zbuluar disa meçe interesante në Amerikë që do të zhvillohen gjatë muajit gusht të këtij viti.

Në këtë event të madh, do të rrahet edhe ish-kampioni Andy Ruiz, shkruan Indeksonline

Ruiz si kundërshtar do ta ketë boksierin nga Amerika, Jarrell Miller – që gjatë karrierës së tij ka vetëm një humbje dhe atë ia kishte shkaktuar Daniel Dubois gjatë vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Ruiz nuk ka “luftuar” nga viti 2022, ku kishte fituar ndaj Luis Ortiz.

Meçe tjera interesante më 3 gusht të këtij viti në Los Angeles do të jenë edhe ato si: Isaac Cruz – Jose Valenzuela, Andry Cruz – Antonio Moran dhe David Morrell – Radivoje Kalajdzic./Indeksonline/