14:51 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Kremlini: Ndihma amerikane për Ukrainën nuk do të ndryshojë rrjedhën e luftës

Në një deklaratë ditën e sotme, çdo ndihmë e re ushtarake amerikane për Ukrainën nuk do të ndryshojë situatën në front, ku Ukraina është në disavantazh.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vuri në dukje se ndihma e SHBA-së, megjithatë, do të ndihmojë industrinë e mbrojtjes amerikane dhe do të rrisë borxhet për Ukrainën.

“Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në zhvillimin e situatës në fronte. Kjo nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë asgjë”, tha Peskovi.

Kievi, nga ana e tij, e konsideron këtë ndihmë si “të një rëndësie vendimtare” për të zmbrapsur ushtrinë ruse.