75 Mall Live Search
13:30 / E Diele, 19 Prill 2026 / L A

Lojtari i Mallorcës bëhet “kosovar”, vesh fanellën dardane

Ylli jonë, Vedat Muriqi po shkëlqen së fundmi në Mallorca.

21 golat e tij e vënë në garë për trofeun “Pichichi”, ku i cili është vetëm 2 gola larg Kylian Mbappes.

Në një video të publikuar nga prizrenasi, Muriqi duket se po fillon t’i shndërrojë lojtarët e tij në “kosovar”, me bashkëlojtarin e tij Samu Costa që shihet me fanellën e Kosovës.

“Gjyshi yt ndoshta ka lindur në Prizren”, shkroi Muriqi në storjen e tij në Instagram duke iu drejtuar portugezit./IndeksOnline/