75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / L A

Maloku: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

Portieri i Dritës, Faton Maloku ka qenë së fundmi në konferencë për shtyp.

Para ndeshjes me Kauno Zalgiris, ai lavdëroi skuadrën lituaneze dhe tha se mezi e pret këtë ndeshje.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mezi presim që nesër të dalim në fushë për të treguar gjithçka që kemi punuar gjatë javës. Sa i përket kundërshtarit, kemi respekt maksimal për ta, pasi janë duke bërë një punë shumë të mirë edhe në kampionatin e Lituanisë”, u shpreh Maloku.

Drita, kujtojmë se pret nesër Kauno Zalgirisin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:00./IndeksOnline/