Portieri i Kosovës nënshkruan me skuadrën spanjolle
Portieri i Kosovës, Amir Saipi ka bërë hapin e radhës në karrierë.
Ai vendosi që t’i bashkohet skuadrës spanjolle, UD Castellon e cila bën garat në ligën e dytë të këtij shteti.
26-vjeçari, po ashtu ka udhëtuar drejt Spanjës për të nënshkruar kontratën e tij.
Saipi, ishte startues te Lugano në kampionatin zvicerian ku numëron 180 paraqitje dhe po ashtu pati sukses duke fituar Kupën e Zvicrës në vitin 2022./IndeksOnline/

