11:56 / E Martë, 01 Gusht 2023 / LB

Maliqi Group lanson projektin superluksoz në fshatin turistik San Lorenco në bregdetin kroat

Ndërmarrësi kosovar Alban Maliqi që udhëheq me Maliqi Group, ka lansuar projektin më të ri, një resort 5 yjesh në Istirnë të Kroacisë, investim ky rreth 30 milionë eurosh, në sektorin e patundshmërisë, turizmit, me pak fjalë – një resort super luksoz, që plotëson deri në perfeksion cdo kriter dhe kërkesë të hedonistëve, apo thënë ndryshe të atyre që janë në kërkim për të bukurën, luksin, profesionalen dhe sigurinë.

Bëhet fjalë për fshatin San Lorenzo, një kompleks që ndodhet në bregun verior të detit kroat. Kjo pjesë luksi e krijuar enkas për ata që peshojnë vlerën reale të së bukurës, do të ketë 21 vila luksoze dhe 16 apartamente banimi po aq luksoze.

Investimi i Maliqi Group në Kroaci, i cili kushton më shumë se 30 milionë euro, është një nga projektet më të suksesshme në këtë industri, pas atyre të këtij grupacioni në Kosovë dhe Maqedoni.

Shtëpitë luksoze të vendosura në mënyrë ideale, vetëm 50 metra nga bregdeti Adriatik, të cilat ofrojnë akses të papenguar në det dhe rrezet e diellit gjatë gjithë vitit. Krahas të gjitha kënaqësive, një qendre spa dhe Ëellness moderne, një palestër dhe ndërtesa të bukura dhe moderne, kujdesi i plotë për pronën e këtij kompleksi rezidencial u është lënë profesionistëve.

– Asgjë pa një pamje të bukur të detit dhe pishinave në kopshtet e rezidencave, të rrethuara nga Adriatiku.

Investimet cilësore, luksoze në arkitekturën moderne, funksionale dhe të sigurtë Maliqi Group i ka dëshmuar prej vitesh me investimet si Park Residence, Premium Residence, Park Hotel and Spa dhe Cactus Construction. Për investitorin dhe biznesmenin shqiptar, Alban Maliqi, këto janë pasqyrë e projektimeve dhe investimeve të ardhshme.

E për ndërtimin e fshatit turistik San Lorenzo, sigurisht që standardet e larta dhe cilësia e ndërtimit janë të padiskutueshme. Për Maliqin, këto parime janë baza e cdo pune, derisa San Lorenco në Istrinë të Kroacisë, përvec pamjes spektakolare të detit Adriatik, do të mundësojë edhe bashkëjetesën një një mjedis komfor, porn ë të njëjtën kohë do të ofrojë privatësi, luks dhe qetësi, për gjithë ata që duan të bëhen pronarë të një patundshmërie të kësaj natyre. E ky rast, për ta përvetësuar një vile me të gjitha A-të në listën e saj, tashmë po ofrohet nga Maliqi Group.

Apartamentet janë moderne, me dritare të hapura dhe pamje nga deti. Çdo shtëpi dhe apartament është projektuar me kujdes me theks në cilësinë dhe elegancën. I rrethuar nga deti, fshati San Lorenzo, sipas njoftimeve, do të jetë një vend ideal për hedonistët. Një avantazh i madh është lidhja e mirë infrastrukturore me qytetet dhe qytezat, ka disa aeroporte afër. Në afërsi është qyteti i vjetër i Umag, i famshëm për tartufin dhe verën e tij dhe për mundësitë e tij të shumta për pushime aktive, nga zhytja dhe lundrimi deri te shtigjet e ecjes.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të fshatit San Lorenzo. San Lorenzo Village është pjesë e investimeve të Maliqi Group në bashkëpunim me investitorë të njohur të specializuar në ndërtimin dhe zhvillimin e pronave luksoze. Në operimin e tij shumëvjeçar në tregun maqedonas dhe në Kosovë, Maliqi Group ka ndërtuar disa qindra mijëra metra katrorë hapësirë për banim dhe biznes dhe ka krijuar një reputacion si një partner i besueshëm, i sigurt dhe i kërkuar në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe investimeve.

Ky është investimi i parë i Grupacionit Maliqi në Kroaci, por janë planifikuar edhe investime të tjera.