11:30 / E Enjte, 20 Prill 2023 / AR

Nëse keni këto aplikacione në Android, fshini menjëherë

Hakerët kanë arritur që të infektojnë me virus rreth 60 aplikacione në Google Play Store. Kështu ka bërë të ditur Futurezone.al.

Në momentin që shkarkoni aplikacione të caktuara, virusi do të shkarkohet automatikisht, transmeton Indeksonline.

Në fund, mblidhen edhe të dhënat si vendndodhja e GPS ose të dhëna të tjera.

Edhe pajisjet Apple nuk janë të sigurta nga viruset ku mund të mirren të dhëna nga pajisjet që janë të lidhura me celularin e infektuar me virus përmes Bluetooth ose WLAN.

Këto janë dhjetë aplikacionet e dëmtuara nga hakerët:

L.POINT with L.PAY

Swipe Brick Breaker

Money Manager Expense & Budget

GOM Player

LIVE Score

Pikicast

Compass 9

GOM Audio – Music, Sync lyrics

LOTTE WORLD Magicpass

Bounce Brick Breaker./Indeksonline/