75 Mall Live Search
21:10 / E Martë, 02 Qershor 2026 / L A

Reali nis bisedimet me yllin e Interit

Real Madridi po synon që të bëjë blerje të reja këtë afat kalimtar.

Pas 2 sezoneve të dështuara, “Los Blancos” do të tentojnë që të mos e përsërisin këtë gjë.

Ata kanë hedhur sytë te një lojtar në veçanti, Denzel Dumfries i cili shihet si pasues direkt i Dani Carvajal.

Madje thuhet se palët kanë nisur edhe bisedimet mes vete për një transferim.

Dumfries, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit këtë sezon ku arriti të fitonte “Scudetton” dhe Kupën e Italisë./IndeksOnline/