Skenari i çmendur! Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions
Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!
Gjithçka lidhet me Atalantën dhe Borussia Dortmund. Nëse skuadra e Berat Gjimshitit arrin të fitojë Europa League dhe renditet në kampionat në vendin e pestë ose të gjashtë, atëherë 6 ekipe italiane do të marrin pjesë në Champions.
E njëjta gjë edhe nëse Dortmundi fiton Championsin dhe renditet në vendin e pestë ose të gjashtë. Në kushte të tilla do të merrnin pjesë 6 skuadra nga Bundesliga në grupet e turneut të më të fortëve.
Në të dyja rastet, kampionati italian dhe ai gjerman do të përfaqësoheshin me nga një skuadër më pak në Europa League./Supersport