09:21 / E Enjte, 18 Prill 2024 / AR

U ribashkua, çifti i njohur po bëhen prindër

Këngëtarja amerikane Ashanti dhe reperi Nelly janë në pritje të fëmijës së parë.

Ata postuan një video të shkurtër më shkrimin: “Baby baby baby baby…”, transmeton Indeksonline.

Ky është fëmija i parë për Ashantin. Nelly është baba I dy fëmijëve dhe ai ka birësuar edhe dy fëmijë nga motra e tij, e cila vdiq nga leukemia në vitin 2005.

Dyshja ishin bashkë për një kohë të gjatë që nga viti 2003, por më pas u ndanë sërish. Ata u ribashkuan sërish vitin e kaluar./Indeksonline/