14:05 / E Hënë, 29 Prill 2024 / Gj. Sh

U shpall kampion me Interin, sulmuesi largohet në fund të sezonit

Gjigandi italian, Inter-i, u shpall këtë sezon Kampion i Italisë për herë të 20-të në historinë e tyre.

“Zikaltërit”, do kenë largimin e parë pas përfundimit të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për kilianin, Alexis Sanchez, i cili do largohet në fund të këtij sezoni si transfer i lirë.

Anësori kilian, u rikthye te skuadra e Interit në verën e kaluar duke nënshkruar një kontratë 1 vjeçare, ku bëri 30 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 4 asistime në të gjitha kompeticionet.

Sanchez, u shpall kampion me Interin për herë të dytë këtë sezon, pasi që ishte edhe më parë pjesë e “Zikaltërve” duke fituar titullin në vitin 2021./IndeksOnline/