20:25 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Vrasje në Lezhë, dyshohet për hakmarrje

Një person është vrarë në fshatin Balldren të Lezhës.

Siç raporton Abcnews.al viktima është 42-vjeçari, Nikolin Marku (Lekstakaj).

Dyshohet se vrasja ndodhi për motive të hakmarrjes.

Thuhet se viktima u qëllua nga një veturë në lëvizje sapo doli nga marketi.

Fisi Lekstakaj prej gati tre dekadash është në hasmëri me fisin Nikulaj.

Tre muaj më parë u vra në lokalin e tij, Ardian Nikulaj.