15:25 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

2 materialet që kushtojnë shumë pak dhe shfarosin përgjithmonë buburrecat

Buburrecat pothuajse gjithmonë shfaqen si vizitorë të njohur të padëshiruar.

Në rast se keni parë kacabu në shtëpinë tuaj, kryesisht rreth banjës dhe kuzhinës, edhe dëshironi të merreni me të në mënyrë radikale, ka disa mënyra.

Pavarësisht kësaj, kimikatet shpesh nuk janë të sigurta për fëmijët apo kafshët shtëpiake, ndërsa besohet se në sasi të mëdha mund të shkaktojnë edhe probleme me frymëmarrjen.

“Receta” që shfaros buburrecat

Megjithatë, ka alternativa për ata që nuk duan të përdorin kimikate për buburrecat. Një nga metodat më të njohura është karrem me sodë buke dhe sheqer pluhur!
Kjo është një metodë veçanërisht ekonomike, e cila me aplikimin e duhur mund të eliminojë një koloni të tërë buburrecash.

Çfarë do t’ju duhet:

  • Tapa plastike nga shishet ose nga kanaçe
  • Sode buke
  • Sheqer pluhur
  • Uji

Receta:

Përzieni pjesë të barabarta të sodës së bukës dhe sheqerit. Mbushni kapakët me përzierjen. Për çdo karrem mbushim edhe një kapak me ujë. Kapakët dhe ujin e vendosim në vende të vështira për t’u arritur dhe ku kemi parë buburreca që qarkullojnë.