12:51 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Për një muaj 23 persona vdiqën në spitalin e Pejës

Për një muaj(Maj) në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë shtrirë 1 mijë e 318 pacientë pëe të marr trajtim mjekësor.

Sipas Komunave, të trajtuarit në spital ishin 745 nga Peja, 139 nga Komunat Deçan e Junik, 146 nga Komuna e Klinës dhe 176 nga Komuna e Istogut.

Ndërsa, sipas njoftimit për media të lëshuar nga ky spital gjatë muajit maj 2018 numri i të vdekurve ka qenë 23, ndërsa të transferuarit nga spitali i Pejës në spitalet tjera 66, shkruan Indeksonline.

Kurse, numri i të lindurve në spitalin e përgjithshëm në Pejë ka qenë 167, ndërsa me operacione cezarian janë 61 raste.

Numri i foshnjave të lindura gjatë këtij muaji është 168 dhe nga këta 84 janë të gjinisë femërore dhe 84 të gjinisë mashkullore.

Sa i përket operacioneve të kryera gjatë majit ato kanë qenë saktësisht 300 operacione që kanë zgjatur 438 orë operim në sallat e spitalit.

Ndërsa sipas reparteve numri i operimeve ka qenë: 129 Kirurgji, 22 Ortopedi, 25 Urologji, 49 ORL, 11 Gjinekologji dhe 64 Akusherik.

Spitali i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, mbetët i përkushtuar që të jetë në dispozicion të gjithë atyre që kanë nevojë për marrjen e shërimit, me të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike që disponon.