22:03 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

20 vite më e re, Hulk Hogan prezanton bashkëshorten e tij

Legjenda e WWE, Hulk Hogan ka ndarë fotot e gruas së tij mahnitëse për të uruar për ditëlindje.

Ai ka postuar tri fotografi në llogarinë e tij në Twitter të Jennifer e cila ka festuar ditëlindjen e 45-të.

Hogan ka nxitur reagime të shumta me postimin e imazheve të bashkëshortes së tij seksi e cila është 20 vite më e re se ai.

“Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time, të dua Jennifer.HH” ka shkruar aktori dhe mundësi i njohur në urimin e tij.

65 vjeçari dhe Jennifer u martuan në vitin 2010 menjëherë pas ndarjes së Hogan nga bashkëshortja e tij, Linda në vitin 2009./Indeksonline/