14:12 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

200 kilometra në orë, vetura zyrtare si në Formula 1

Janë të shpeshta rastet kur veturat zyrtare thyejnë rregullat e trafikut.

Njësoj ka vepruar edhe sot një veturë zyrtare. Vozitësi ka vendosur që të tejkalojë shpejtësinë e lejuar në autostradën Prishtinë-Prizren.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se vetura në fjalë po qarkullonte në shpejtësi prej 200kmh.

Duhet shtuar se në këtë rast i njëjti nuk rrezikon vetëm veten por edhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion./Indeksonline/