16:41 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

200 milionë telefona deri javën tjetër

Kompania kineze, Huawei ka synime rekorde për shitjen e telefonëve këtë vit. Madje, pronari i kompanisë ka thënë se synojnë që të arrihet numri i 200 milionëve shitje.

“Dërgesat globale të telefonëve të Huawei dhe Honor kanë gjasa të arrijnë 200 milionë deri më 25 dhjetor të këtij viti. Për të festuar këtë rast të veçantë, kompania do të lansoj një edicion special të një pajisje, në të njëjtën ditë” ka thënë presidenti i divizionit të telefonave të Huawei, He Gang.

Shifra 200 milionë do të përfaqësojë dërgesat globale, jo shitjet për klientët./Indeksonline/