75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

2017, vit i rekordeve në procesin e privatizimit në Kosovë

Procesi i Privatizimit në Kosovë në 2017 ka arritur suksese tejet të mëdha.

Në këtë vit ishin gjithsej 11 Valë të Shitjes së Aseteve të realizuara;

Ishte e gatshme të mbahet edhe Vala e 12-Shitja Alternative e Aseteve nr. 38A, por pas vendimit të Qeverisë, kjo vale shitjesh u pezullua;
U tenderuan afër 1.000 asete për të cilat ofertuan mbi 2.000 ofertues;

Mbi 61 milionë euro ishte shuma e ofertave të pranuara.

Këto arritje rekorde i prezantoi drejtori menaxhues i Agjencisë, z.Ekrem Hajdari, në konferencën përmbyllëse të vitit, ku prezent ishte gjithë struktura menaxhuese e Agjencisë.