75 Mall Live Search
11:08 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

21 vite nga goli i famshëm, Carlos nuk di se si ta shpjegoj (Video)

Sot janë bërë 21 vite që nga momenti kur Roberto Carlos shënoi një nga golat më të famshëm të të gjitha kohërave, me një goditje dënimi spektakolare.

Por mbrojtësi brazilian pranon se ende nuk e ka kuptuar plotësisht se si topi përfundoi në rrjetën e Barthezit në ndeshjen mes Francës dhe Brazilit që u mbyll me shifrat 1-1.

Carlos goditi nga rreth 40 metra me të majtën, me topin që dukej sikur do të përfundonte jashtë, por pastaj mori një trajektore të çuditshme dhe pasi preku shtyllën, u ndal në rrjetë, me Barthez që mbeti i çuditur nga kjo gjuajtje.

Ish-mbrojtësi është i sinqertë kur kujton ato momente.

“Akoma nuk ia kam idenë se si e shënova. Unë praktikoja shumë goditjet e mia të dënimit, qëndroja pas stërvitjeve dhe i gjuaja. Por në këtë rast gjërat shkuan mirë. Unë thjesht e godita dhe topi përfundoi në rrjetë”,- tha Roberto Carlos për gjuajtjen e famshme që u quajt asokohe me “tre gishta”.

Ai është i bindur se herët e vonë, do të dalin në skenë lojtarë që do të  përsërisin me rregullsi gjuajtje të tilla.

“Besoj se në futbollin modern, do të ketë prapë gola të tillë. Më shumë lojtarë do të dinë t’i japin topit një trajektore të tillë dhe jam i bindur se do ta shohim përsëri. Por tani duhet më shumë stërvitje sesa në kohën time”,- tha Carlos./IndeksOnline/