09:35 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

21 vjeçari shqiptar që impresionoi jurinë italiane e përloti prindërit e tij

Giulio Hoxhallari është 21 vjeçari shqiptar i cili la pa faalë mbrëmjen e djeshme jurinë e “Tu si que vales” në Itali.

Ai ka kërcyer duke vënë në skenë të gjitha stilet që ka mësuar në kurse të ndryshme bale gjatë karrierës së tij të shkurtër deri më tani.

Në prapaskenë është shoqëruar nga e ëma, e cila ka arritur të kalojë me sukses dy sëmundje të rënda, si dhe ai.

Ata rrinin gjatë gjithë kohës me zemrën e ngrirë e herë pas here edhe duartrokisnin për të birin.

Në përfundim të performancës, njëri prej anëtarëve të jurisë, Teo Mammucari, u shpreh: Ndihet shpirti i asaj që bën”.

I riu shqiptar arri të fitonte zemrën e të gjithë publikut si dhe të jurisë, e cila, si përherë përbëhej nga Maria De Filippi, Gerry Sco, Teo Mammucari, Rudy Zerbi.

 

View this post on Instagram

 

Uno stile, tanti generi! Cosa ne pensate dell’esibizione di Giulio Hoxhallari? #TuSiQueVales

A post shared by Tù Sì Que Vales (@tusiquevales_it) on