15:30 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

210 milionë euro shkëmbime tregtare me Shqipërinë

Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë vitit 2017, janë rritur për 50 përqind.

Ky lajm ka gëzuar përfaqësuesit e Shqipërisë në Kosovë. Përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi thotë se e gëzon fakti se marrëveshjet dhe takimet që janë mbajtur mes dy qeverive kanë pasur rezultate.

Edhe pse sipas tij mbledhjet e dy qeverive kanë arritur efektin e vet, Minxhozi thotë se nuk është i kënaqur, pasi mund të bëhet edhe më shumë. Ai pret që në vitin 2018, të përcillet me suksese më të mëdha në aspektin ekonomik dhe në fusha të tjera.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili udhëheq politikat ekonomike me Shqipërinë, thotë se nuk ka më marrëveshje që do të bëhet vetëm për media, por secila marrëveshje e arritur do të mbikëqyret nga ana e tyre.

Ai po ashtu ka shtuar se këtë vit do të punojnë që të funksionalizohet interkonjeksioni mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurse, Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës, ka thënë se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë pasur rritje për 50 përqind.Sipas Berishës, kjo tregon se produktet kosovare dhe shqiptare janë prezent në dy tregjet. Ndryshe Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur katër mbledhje të përbashkëta ku janë nënshkruar një varg marrëveshjesh bashkëpunimi.

Temat: