15:30 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

22 deputetë të Parlamentit Evropian kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

22 deputetë të Parlamentit Evropian i janë drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreut të përhershëm përfaqësues të Austrisë, Nikolaus Marschik përmes një letre të hapur duke kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Eurodeputetët përmes kësaj letre të hapur kanë theksuar se e konsiderojnë vitale heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Tutje eurodeputetët kanë bërë thirrje nga Këshilli Evropian që të caktojë një votim lidhur me këtë çështje dhe që vizat për kosovarët të liberalizohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Poashtu ata rikujtuan që më 18 qershor 2018, Komisioni Evropian pati konfirmuar se Kosova ka përmbushur dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave-atë të Demarkacionit me Malin e Zi dhe fuqizimin e luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu në këtë letër thuhet se liberalizimi i vizave do të sjellë stabilitet në Kosovë dhe do e afrojë atë me BE-në./Indeksonline/