22 foshnje sillen në jetë për 28 nëntor, dy nga nënat lindën binjakë
20 lindje janë realizuar ditën e djeshme në Kosovë.
Pikërisht më 28 nëntor në jetë u sollën 22 foshnje, meqë dy prej nënave lindën binjakë.
Sipas shërbimit spitalor të QKUK-së, nga numri i përgjithshëm i lindjeve, tetë ishin meshkuj dhe 12 femra.
10 nëna lindën për herë të parë dhe 4 lindje të tjera u kryen me operacion./Indeksonline/