07:43 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

22 vjetori i vrasjes së Shaban Manajt, Abdixhiku bën homazhe

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të bëjë sot homazhe në 22 vjetorin e vrasjes së Shaban Manajt.

Lajmin e ka bërë të ditur LDK.

“Sot (e hënë), më datë 25 korrik 2022, në orën 15:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në 22 vjetorin e vrasjes së veprimtarit, Shaban Manaj” thuhet në njoftimin e partisë.

Homazhet do të bëhen në Istog, te varri i Shaban Manajt.