11:21 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

23 vjeçari godet portat e një xhamie në Australi dhe fyen besimtarët

Një person është arrestuar nga Policia në Australi pasi ka goditur me veturë portat e një xhamie.

Përveç që i ka goditur, ai i ka fyer besimtarët që gjendeshin brenda.

Në raportin e policisë, thuhet se incidenti ka ndodhur në xhaminë “Batiul Masroor”, shkruan Daily Mail.

Pas disa ore kërkimesh, i dyshuari është gjetur nga policia duke vozitur nën ndikimin e substancave të ndaluara.

I dyshuari, që është 23 vjeç,  po akuzohet nga autoritetet për dëmtim me qëllim të pronës publike. 

Ky sulm vjen dy ditë pas atij në Zelandë të Re, ku nga një sulm terrorist mbetën të vdekur 50 persona.