15:00 / E Diele, 26 Janar 2020

23 vjet më parë, “Baba Vanga” parashikoi virusin në Kinë dhe tërmetin në Turqi!

“Baba Vanga”, e lindur në Bullgari është quajtur “Nostradamus i Ballkanit” për parashikimet e saj.

Deri më tani ka parashikuar saktë ngjarjet si ISIS e Brexit, tani do të njoftoheni me parashikimet e saj që i kishte bërë 23 vjet më parë për vitin 2020, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se viti 2020 do të jetë i zymtë, me shumë tsunamë dhe tërmete që do të godasin kontinentin.

Kështu të premten ndodhi tërmeti në Turqi, ku deri më tani ka shkuar në 35 numri i viktimave.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben.

Tërmeti i të premtes në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran.

“Baba Vanga” parashikoi që bota do të vuajë nga fatkeqësi të shumta këtë vit, me Pakistanin, Kinën, Japoninë dhe Alaskën.  Ajo tha se 400 njerëz do të vdesin pasi një tërmet do ta godet kontinentin aziatik.

Në Kinë, është përhapur “koronavirusi” me epiqendër në Wuhan, ku deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në 56, ndërsa ka infektuar 2,000 në të gjithë botën.

SHBA-të, Tajlanda, Koreja e Jugut, Japonia, Australia, Franca dhe Kanada kanë raportuar raste të virusit, për të cilin zyrtarët e shtetit kinez paralajmëruan sot se po rriteshin me të madhe.

Profesori Georgi Lozanov analizoi veprën e saj në detaje të hollësishme dhe zbuloi se afër 80% e parashikimeve të saj u realizuan./Indeksonline