12:24 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

235 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore dje, në Spitalin e Pejës

235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dje më 5 nëntor 2019, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

16 operacione janë kryer gjatë 24-orëve të fundit.

Analiza kanë kryer 269 pacientë që në total kanë kryer 4.186 analiza.
Gjatë 24- orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore./Indeksonline/