10:55 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

24 vjeçari: E dua të dashurën por bëj seks me cilëndo femër…

Rrëfimi i 24 vjeçarit:

Kam bërë seks me disa femra ndonëse kam një të dashur shumë të mirë. I them vetes `ndalu`, por nuk mundem.

E kam tradhtuar atë me dhjetra herë vitin e kaluar dhe të gjithë gratë i kisha sa për të kaluar një natë, transmeton Indeksonline. Ato nuk kanë asnjë kuptim për mua.

E di që po rrezikoj, sepse e dashura më merr në pyetje kur kthehem në shtëpi.

Herën e fundit që u vonova, i thash se shoku im u përfshi në një rrahje dhe mu desh ta ndihmoj, por nuk besoj se u bind.

E dua shumë të dashurën time, por nuk do i them se çfarë kam bërë sepse e di që do të largohet, transmeton Indeksonline. Ajo meriton më mirë se kaq, por pse e kam këtën djenjë që më çon tek tradhtia?

Pse nuk mundem thjeshtë të rehatohem me të dashurën time dhe të jemi të lumtur? Duhet të ndryshoj sepse po e shoh që ajo ka dyshime ndaj gënjeshtrave të mia pa takt.

Përgjigja e Deidre:

Nëse e do të dashurën tënde dhe nuk keni probleme tjera në lidhjen tuaj, atëherë tradhtia sigurisht ka të bëjë me të kaluarën tënde. Si ishte lidhja mes prindërve tuaj? Si ka ndikuar tek ty?

Por nuk je i pashpresë. Ti po bën një zgjedhje saherë që bën seks me një femër tjetër, transmeton Indeksonline.

Ose përfundoje lidhjen me të dashurën tënde që të jesh i lirë të ndërrosh partnerin saherë dëshiron, ose ndryshoje mënyrën e jetesës dhe mbaje veten larg tundimit deri sa të mund t`i besosh vetvetes.

Ju po rrezikoni edhe shëndetin tuaj dhe të dashurës suaj, gjithashtu./Indeksonline/