18:05 / E Enjte, 02 Korrik 2020

257 profesionistë shëndetësor të prekur nga koronavirusi në Kosovë

Në mesin e 2 mijë e 991 të infektuarve me Covid-19, në Kosovë është edhe një numri i madh i profesionistë shëndetësor të prekur nga ky virus, shkruan IndeksOnline.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në tërë vendin janë 2 mijë e 991 persona të prekur me koronavirus, ku 56 prej tyre kanë ndërruar jetë dhe 1 mijë e 644 janë shëruar, përderisa 1 mijë e 293 raste janë aktive.

Në bazë të një tabele që ka publikuar IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë gjithsej 257 profesionistë shëndetësor të prekur me koronavirus.

Sipas tabelës të infektuar janë 2 fizioterapeutë, 2 teknik të farmacisë, 5 farmacistë, 13 infermierë por që këta nuk janë duke punuar në ndonjë institucion shëndetësor publik, kurse numri i infermierëve të infektuar e që punojnë në institucione shëndetësore është 129.

Në bazë të tabelës janë 95 mjekë të prekur me koronavirus të cilët edhe punojnë në institucione shëndetësore kurse 11 të tjerë që janë të prekur nuk punojnë në ndonjë institucion shëndetësor publik./IndeksOnline/

Mos i humb