16:46 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

259 burra janë rrahur nga gratë vetëm gjatë vitit të kaluar

Rastet më të mëdha të dhunës në familje, ushtrohen nga burrat. Por në vitin e kaluar edhe gratë nuk është se e kanë lën keq.

Në vitin 2016, nga 1 mijë e 226 raste që janë raportuar për dhunë në familje, 259 viktima kanë qenë meshkuj.

“Gjatë vitit 2016 janë raportuar 1226 raste të dhunës në familje, ku viktima femra kanë qenë 988, e viktima meshkuj kanë qenë 259”, kanë thënë nga zyra e informimit të policisë për Express.

Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 janë raportuar 581 raste të Dhunës në Familje. Gjatë kësaj periudhe në rajonin e Prishtinës janë raportuar 124 raste të dhunës, në rajonin e Gjilanit 77 raste të dhunës dhe në rajonin e Ferizajt 49 raste të dhunës.