20:31 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

26.771 raste të reja dhe 257 viktima nga COVID-19 në Francë

Në Francë, 26.771 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit dhe 257 njerëz vdiqën si rezultat i COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me virus në Francë tani ka arritur në 1.165.278 dhe 35.018 kanë vdekur, raporton Reuters.

Numri i të infektuarve është më i ulët se dje, kur u regjistruan një rekord 52.010 raste të reja të infeksionit në një ditë.

Franca aktualisht renditet e pesta në botë për nga numri i njerëzve të infektuar me virusin korona, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Rusisë.