14:45 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

279 raste të reja dhe 441 persona fitojnë betejën me Covid19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar 279 raste të reja me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri të ditur se 441 të tjerë e kanë fituar betejën me Covidin-19.

“E sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24-orëve të fundit nga 1.775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 %, ndërsa kemi 441, të cilët e kanë fituar betejën me Covidin-19”, tha ai./IndeksOnline/