08:28 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

28 aksidente e rreth 1 260 tiketa për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në  vendin tonë janë regjistruar 28 aksidente komunikacioni.

Sipas raportit policor, prej tyre shtatë kanë qenë me të lënduar, kurse 21 pa lëndime në njerëz, përcjellë Indeksonline.

Tutje, në këtë periudhë, policia ka shqiptuar 1 257 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Kujtojmë se kohëve të fundit, numri i aksidenteve në komunikacion ishte shqetësues, pasi jo rrallë herë kishte edhe viktima. /Indeksonline/