09:23 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

28 aksidente trafiku brenda ditës, dy me pasoja fatale

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës në territorin e vendit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku, prej të cilave dy me pasoja fatale, katër me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit.

Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 932 tiketa kundërvajtëse./Indeksonline/