11:35 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

28 nëntor i bukur në Llap, ndahen 20 shtëpi për banorët e kësaj lagje

Festa e 28 nëntorit në Podujevë i ka bërë me buzëqeshje 20 familje në lagjen Kuvajti.

Komuna e Podujevës ka dorëzuar çelësat për 20 familje që deri tani jetonin në baraka në kkëtë lagje.

Kryetari i komunës, Agim Veliu ka thënë se nuk do të ndalen deri sa të përfundojnë këtë projekt të nisur që një kohë.

Veliu ka kërkuar përkrahje nga ministria që të largojë të gjitha barakat, për ti shëndrruar në ambiente të banueshme./Indeksonline/