Rrënohen disa objekte pa leje në Podujevë
Ka filluar rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje në komunën e Podujevës.
Rrënimi po bëhet saktësisht në rrugën ‘NuhiGashi’ të kësaj komune e cila udhëhiqet nga Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Inspeksioni komunal nën mbështetjen e Policisë së Kosovës kanë ndezur me mëngjes makinerinë për të zbatuar urdhëresën përrrëzimin e objekteve.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjëpengesë nga pronarët e atyre lokaleve. /Indeksonline/

