16:33 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Podujevës

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Podujevës i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri.

Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu dhe Drejtori i Komunal i Arsimit Agim Blakçori
Gjatë kësaj vizite, Koordinatori Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin Veliu për implementimin e Programit Nacional për Rininë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim është asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti, e informoi Kryetarin Veliu për Programin Nacional për Rininë dhe për dokumentet përcjellëse të tij, si dhe për rëndësinë që ka ky program për nxënësit e Republikës së Kosovës.

Koordinatori Hoti u shpreh mirënjohës ndaj Kryetarit Veliu për mbështetjen e ofruar për realizimin e Programin Nacional për Rininë.

“ E vlerësoj shumë gatishmërinë e Kryetarit Veliu për të na përkrahur në implementimin e Programit Nacional për Rininë. Ky program që për bazë ka parimin e gjithëpërfshirjes dhe vijueshmërisë, do të ndikojë në rritjen e cilësisë së fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit, prandaj e falënderoj kryetarin Veliun për bashkëpunimin”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana tjetër, Kryetari i Podujevës z.Agim Veliu, tha se ky projekt i tejkalon bindjet e partive politike sepse ka të bëjë me nxënësit dhe ardhmërinë e tyre.

“Komuna e Podujevës do të mbështes këtë projekt me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion sepse ky projekt i tejkalon bindjet e partive politike veç e veç. Është projekt i rëndësishëm për rininë prandaj ne do t’i kushtojmë rëndësi që të realizohet ashtu siç është projektuar”, tha ndër të tjera Kryetari Veliu.

Palët nënshkruese sipas marrëveshjes obligohen që të bashkëpunojnë dhe asistojnë njëra-tjetrën në realizimin e projekteve të parapara në këtë marrëveshje.