18:33 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

2Ton paralajmëron këngë të re, sjell një pjesë të shkurtër

2 Ton po vazhdon punën për këngë të reja edhe gjatë kësaj kohe.

Reperi i njohur nga Ferizaj i cili ka vite që është shumë aktiv duke sjellur vazhdimisht projekte të reja, edhe këtë herë ka paralajmëruar një të tillë.

Në një videon në Instagram, 2 Ton ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës e cila mban titullin “T’fala”.

Reperi nuk ka dhënë më shumë detaj duke thënë që kënga e re do të publikohet së shpejti, e që padyshim adhuruesit e tij e presin me padurim.

Ndërkohë, kujtojmë që lansimi i tij i fundit është kënga “Amore” që u publikua muaj me parë./Indeksonline/

View this post on Instagram

T’fala Soon… Beat : @nego_aye @metromusic_official

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial) on