17:25 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

3 çifte zbulojnë historitë më të këqija të Shën Valentinit

Dita e Shën Valentinit është njëra nga ditët e vitit ku të dashuruarit i shprehin dashurinë partnerit të tyre duke ia rikujtuar rëndësinë që ka për të.

Pra çiftet festojnë për marrëdhëniet e tyre.

Sidoqoftë, ky shënim vjetor i dashurisë mund të sjellë shumë presion kur bëhet fjalë për blerjen e dhuratës së duhur, shkrimin e kartës së përsosur dhe rregullimin e datës më romantike të Shën Valentinit- dhe shumë shpesh gjërat mund të shkojnë keq.

Kështu tre çifte kanë vendosur të tregojnë historitë  e tyre kur në ditën e Shën Valentini ata u përplasen mes vete, transmeton Indeksonline.

Adami dhe Louisa

Gjatë vitit të fundit në Universitet kam jetuar në një shtëpi të përbashkët me një grup të miqve të mi, njëra prej të cilave ka qenë edhe e dashura ime.

Ishte dita e parë e Shën Valentinit së bashku, por pa shumë para dhe mendjet tona të përqendruara vazhdimisht në punën tonë, të dy u pajtuam se donim të bënim diçka të thjeshtë për Shën Valentin.

Plani origjinal ishte që të dilnim për një darkë të mirë në qytet, por shokët me të cilët e ndanim banimin vendosën të dalin atë natë dhe të na linin neve hapësirën- dhe kështu nuk mund të kishte qenë një natë më e përsosur dhe më romantike se të qëndronim vetëm ne të dy.

Javën e fundit që shpiente deri në ditën e Shën Valentinit ishte ndoshta një nga më të ngarkuarat e jetës sime, unë punoja me kohë të pjesshme dhe kur nuk punoja isha duke studiuar pa ndërprerje.

Për të thënë thjeshtë dita e Shën Valentinit nuk ishte prioritet në listën time të gjatë.

Plani im për të dal në një dark romantike dhe për ta rezervuar një vend për të dy krejtësisht më rrëshqiti nga endja dhe nuk mu kujtua deri në orën 16:00 kur edhe përfundova punën time.

Unë nuk mund të besoja se isha një nga ata të dashurit e tmerrshëm të cilët në fakt e harruan ditën e Shën Valentinit.

Është diçka që e dëgjon, por natyrisht supozohet se nuk do të duhej kurrë ta përjetonit vet- dhe kjo është e tmerrshme.

Sapo përfundova punën, vrapova si era në dyqanin më të afërt për të marr lule dhe të filloja të bleja gjërat e domosdoshme për këtë ditë.

Kështu, kur ne u takuam që të dy filluam të qeshnim dhe kuptuam se ishim fajtorë për të njëjtin krim.

Megjithatë, kjo nuk ishte aspak e afërt me atë që kishim planifikuar, por në fund e bëmë ditën e parë të Shën Valentinit më të paharrueshmen sesa ndoshta do të ishte nëse kishim bërë gjithçka sipas planit.

Thomas dhe Lucy

Edhe pse jemi ende së bashku, kjo histori e ditës së Shën Valentini është mjaft e vështirë.

Historia fillon në ditën e Shën Valentinit tonë të tretë si një çift. Ne ishim takuar për një kohë, por gjithnjë ka një presion për t’u siguruar që kjo ditë të shkojë mirë.

Por ka pasur një problem- nuk na pëlqente njëri-tjetri.

Pak para Shën Valentinit ne më të vërtet e shihni që lidhja jonë nuk ecte, çdo ditë gjetëm ndonjë arsye të vogël për të argumentuar dhe duke e bërë hapin e madh drejt përfundimit të marrëdhënies, e cila kishte qenë në mendjen time për një kohë të gjatë.

Unë arrita në përfundim se do të ishte më mirë të prishesha me të dashurën time para ditës së Shën Valentinit, duke vazhduar edhe më tutje mund të na çojë të besojmë që ndoshta duhet të qëndrojmë së bashku, gjë që në atë kohë nuk ishte gjë e mirë për secilin prej nesh.

Sidoqoftë, kur erdhi koha që në fakt të kalonim në fundin e marrëdhënies sonë, unë heshta.

Në një mënyrë unë isha duke shpresuar se ajo do të bënte lëvizjen e parë dhe do t’i jepte fund, por dita e madhe mbërriti dhe ne ishim me të vërtetë shumë të bashkuar.

Mëngjesi i Shën Valentinit ishte një më të çuditshmit në marrëdhënien tonë.

Unë nuk e pash të dashurën time dhe nuk munda të kontaktoja me të dhe madje edhe miqtë e saj po pretendonin se nuk kishin asnjë ide se ku ishte ajo.

Konfuzioni i fillestar filloi të kthehej në shqetësim dhe kjo ishte kur mora një mesazh ku në fillim shkruante “Thomas, më vije keq…” dhe nuk kisha nevojë të lexoja pjesën tjetër për të parë se ajo më kishte lënë në ditën e Shën Valentinit.

Megjithëse mendova se e doja një gjë të  tillë, askush nuk do të donte të lihej në një ditë kaq të veçantë.

Megjithatë, ne u kthyem së bashku përsëri pas një kohe të gjatë, kështu që nuk ka marrë fund e gjithë kjo  histori.

Caullum dhe Samantha

Historia fillon gjatë një vakti romantik që kisha gatuar për Samanthën. Gatimi për të dashurën tuaj ndoshta për dikë nuk është aq e veçantë, por për dikë si mua, kjo ishte diçka shumë e madhe.

Bëra kaq shumë përpjekje për të siguruar se bëja gjithçka të drejtë, bleva përbërësit më të mirë dhe ndiqja saktësisht recetën- megjithatë mund të them që e dashura ime nuk po e shijonte.

Ajo erdhi në një pikë sa që vërehej në fytyrë se i dukej i neveritshëm, kështu që unë e mora guximin dhe e pyeta se çfarë kishte të gabuar me këtë gatim.

Para se të përfundoja edhe fjalinë, fytyra e saj ndërroi e tëra dhe kur më goditi, kuptova se kisha përdorur kikirikë në salcë.

Pra, ajo ishte alergjike ndaj kikirikëve dhe në këtë mënyrë vakti mbarojë dhe kaluam natën në spital.

Unë nuk kam menduar të fitojë ndonjë çmim për atë natë, por mendoj se meritova një A për përpjekjen./Indeksonline/