07:42 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mos u besoni postimeve të çifteve të lumtura, realiteti i tyre është ndryshe!

Pothuajse çdo ditë shohim në rrjete sociale çifte të lumtura që postojnë fotografi nga jeta që bëjnë së bashku.

Por, ka një gjë të pavërtetë këtu e që do t’u pëlqej beqarëve, transmeton Indeksonline.

Krejt ky show është aktrim dhe më shumë se gjysma e cifteve bëhen në foto kinse janë më të lumtur se sa në jetën reale.

Kështu thotë një studim i ri nga ‘Relate’, sipas të cilit 42% i përdorin pëlqimet e Facebook-ut dhe Instagram-it për ta krijuar përshtypjen se lidhja e tyre është e përsosur.

Sipas ekspertëve, njerëzit duan vëmendje, ndërkaq postimet pozitive mirëpriten nga tjerët, pëlqehen dhe komentohen.

Në disa raste, disa njerëz duan të besojnë se gjërat janë duke shkuar mirë në lidhje, kështu veprojnë duke postuar imazhe pozitive në mënyrë që ta mashtrojnë veten se gjërat janë pozitive.

Kështu, herën tjetër që shihni një çift duke praktikuar joga pranë një shkëmbi, vetëm injorojeni – shanset janë të mëdha se pas fotografisë vetëm janë fjalosur!

 

Temat: