08:19 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

3 histori mbijetese si në filma

Louis Zamperini – I pathyeshmi

Më 27 maj të 1943- shit, aeroplani i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane arriti të shpëtohej pas problemeve teknike dhe rrëzimit në Paqësor. Një nga të mbijetuarit qe Louis Zamperini, i cili më parë kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Berlinit (1936) si vrapues i distancave të largëta. Zamperini ia doli të mbijetonte për 47 ditë vetëm me peshq dhe shi dhe më pas u gjet nga forcat japoneze. Por prisni, këtu gjërat shkuan edhe më keq. Zamperini- t iu desh të duronte torturën e tmerrshme nga kampi sadist Mutsuhiro “The Bird” Watanabe. Pavarësisht vuajtjeve të tmerrshme, Zamperini i mbijetoi luftës dhe u lirua në 1945- n. Vite më vonë, Zamperini kërkoi të ritakonte Watanabe në Japoni për të bërë me dijeni se i kishte falur, por “The Bird” refuzoi të përballej me armikun e vjetër. Filmi “Unbroken” [I pathyeshmi] 2014 përshkruan me detaje gjithë çfarë përjetoi Zamperini shkruan anabel.

Anatoli Bugorski- Njeriu që u godit nga një rreze protoni

Në vitin 1978, fizikanti rus Anatoli Bugorski pësoi një aksident të frikshëm- Rrezja e protonit e goditi në kokë! Bugorski përdori një përshpjetues grimcash për ta barazuar rrezen thuajse me shpejtësinë e dritës. Asokohe askush nuk i kuptoi përmasat e asaj që ndodhi (nuk ishte regjistruar më parë një ndodhi e kësaj natyre), por aksidenti mund të kishte qenë fatal. Ndonëse nuk pati dhimbje, Anatoli u shpreh se pa një dritë vezulluese si asnjëherë më parë. Fizikanti humi dëgjimin nga njëri vesh, iu paralizua ana e majtë e fytyrës, por megjithatë mundi të vazhdonte një jetë normale.

Anna Bågenholm- Gruaja që u rikthye në jetë

Anna Bågenholm po bënte ski pranë një ujëvare kur krejt papritur ra me kokë në ujin e akullt dhe u bllokua në të për 80 minuta. Fillimisht, Anna ia doli të gjente një xhep ajri, i cili e ndihmoi të merrte frymë, por vetëm për 30 minuta. Më pas i ftohti dhe lodhja e mposhtën, ndaj gruas iu desh të rezistonte edhe 40 minuta në ujë. Fatmirësisht, pasi u gjet u dërgua me shpejtësi në spital. Zemra e saj kishte ndaluar prej më shumë se 2 orëve dhe temperatura e trupit ishte më e ulët se 13.7 gradë celcius, por një mrekulli deshi që ajo të vinte sërish në jetë. Ndonëse humbi disi kontrollin te duart dhe këmbët, truri nuk pësoi asnjë dëmtim.