14:30 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

3 javë pas lindjes, Kylie “fsheh” trupin nga paparacit

Pak kohë më parë, bukuroshja 20 vjecare, Kylie Jenner solli në jetë vajzën e saj me të dashurin e saj Travis Scott.

Siç duket tani ajo ka marrë vetën dhe ka filluar të dal.

Sigurisht që dalja e saj nuk ka lënë pa u kapur nga paparacit, të cilët mezi po presin të marrin pamje të saj, pasi shtatzëninë ajo e kishte mbajtur të fshehur, transmeton Indeksonline.

Kështu, çifti u shfaq për herë të parë që nga lindja e vazjës së tyre për të shkuar në një darkë në Malibu.

Vetëm tre javë pas lindjes, Kylie duket se po merr veten megjithatë, e veshur në të zeza ajo mbulon trupin e saj me një palltë të kuqe, sikur të dojë të fsheh trupin pas lindjes.

Ndërkohë, edhe Travis është kombinuar me të duke u veshur në të zeza.

Në këtë darkë ata shkuan me një Ferrari./Indeksonline/