23:56 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

3 lojtarët kryesorë të Real Madrid në sezonin 2019-20

Madridi ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro  në afatin e transferimeve  të verës, e cila përfshinë  transferimin e Eden Hazard nga Chelsea.

3 lojtarët e Real Madrid të cilët do të jenë kyç në sezonin 2019-20 janë:

Karim Benzema

Sezonin e kaluar, Karim Benzema u largua nga hija e Cristiano Ronaldo, duke shënuar 30 gola dhe asistuar 11 herë.  Edhe këtë vit, francezi do të jetë ai që Zidane i beson për të sjellë golat për Madridin, pavarësisht ardhjes së Luka Jović nga Eintracht Frankfurt, transmeton Indeksonline.

Eden Hazard

Eden Hazard është transferimi më i shtrenjtë i Real Madridit në historinë e tyre.

Hazard u ble për 100 milionë euro nga Madridi pas shtatë sezoneve fantastike me Chelsea, duke fituar dy tituj të ligës, një titull të Europa League dhe duke shënuar mbi 100 gola. Hazard do të duhet të jetë krijuesi kryesor në sulmin e Madridit, duke shënuar dhe asistuar në mënyrë të vazhdueshme.

Raphaël Varane

Kapiteni i klubit Sergio Ramos është 33 vjeç, që do të thotë se dikush tjetër duhet të rritet në mbrojtje.

Mbrojtësi qendror francez Raphael Varane do të duhet të jetë mbrojtësi që merr përsipër detyrën, gjë që është më shumë sesa i aftë të bëjë./Indeksonline/.