11:13 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

3 punëtorë dolën me Covid-19, Amazon refuzon t’i mbyllë depot

Amazon ka refuzuar t’i mbyllë dy depo në Spanjë pavarësisht 3 rasteve të konfirmuara të Covid-19. 

Një punëtor e ka konfirmuar rastin për Business Insider.

Depoja e San Fernandos me qendër jashtë Madridit ka mbi 3,000 punonjës. 

Menaxhmenti ka vendosur që depoja mos të mbyllet, e kjo bëri që sindikatat e punëtorëve lokalë CCOO, të marrin masa ligjore kundër Amazon. 

Sipas disa raporteve, Amazon ka punësuar së fundi dhjetëra punëtorë të të rinj të përkohshëm në depot e tyre nē Spanjë.

Business Insider ka provuar të kontaktojë me Amazon, por ata nuk ishin të disponueshëm./Indeksonline/