12:45 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

3 shenjat e horoskopit që i pret një dashuri e re gjatë kësaj vere

Ditët e nxehta të Korrikut do të sjellin për disa njerëz turbulenca në marrëdhëniet emocionale. Astrologët paralajmërojnë tre shenjat e mëposhtme të horoskopit dhe i këshillojnë që të marrin vendimin në kohë.

Gaforrja

Ju duhet të uleni dhe të mendoni thellë këtë muaj. E kaluara është përballë jush. Është një pasion dhe dashuri e madhe por duhet të ndaloni. Tashmë e keni ndjerë, e keni provuar. Nuk ishte e shijshme. Yjet ju thonë se keni një jetë të re dashurie përpara jush. Është në dorën tuaj të vendosni një pikë ose një presje.

Virgjëresha

Nuk duhet të nxitoni për të marrë një vendim përfundimtar. Megjithatë, as nuk duhet ta zvarrisni. Disa gjëra që i sugjeroni partnerit nuk do të ndryshojnë kurrë. Mos harroni se një person ndryshon vetëm për veten e tij, kurrë për të tjerët. Nëse keni marrë një vendim përfundimtar, shpalleni pas datës 20 korrik. Vendosni një pikë dhe shijoni jetën dhe lirinë. Partneri juaj i ri ju buzëqesh. Paç fat.

Bricjapi

Duket sikur do të humbisni tokën nën këmbët tuaja. Ju shkakton ankth sepse mund të bëni gjithçka, por nuk keni asnjë siguri. E shkuara dhe e tashmja qëndrojnë para jush. Një person nga e kaluara ju bën të ndiheni të shqetësuar, por nga ana tjetër jeni të vetëdijshëm se historia nuk ka përfunduar. E ardhmja është e bukur, shpërqendruese dhe plot pasion. Ju vendosni se ku dhe kujt do t’ia vendosni pikën.