07:21 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

3 ushtrime efikase për një bark të sheshtë dhe seksi

Trajneria e fitnesit dhe ylli i Instagramit, Anna Victoria është një forcë dhe frymëzim i pashtershëm për tu kujdesur për shëndetin dhe trupin tonë.

Ajo është gjithmonë në promovim si të dashuroni trupin dhe të arrini maksimumin me të dhe kjo përfshin jo vetëm çështjen fizike, por edhe atë emocionale e mendore. Për një bark të sheshtë dhe të tonifikuar, këto tre ushtrime do ju bëjnë të digjni yndyrën e akumuluar dhe të arrini format perfekte që gjithmonë keni dëshiruar.

1-Qëndrimi plank dhe lëvizja e peshës.

Qëndroni në pozicion plank me trupin në vij të drejtë duke shtrënguar muskujt e barkut. Filloni kaloni me duar peshën sa majtas-djathtas.

2-Pozicioni sikur po ngjisni malin.

Qëndroni mbështetur mbi duart dhe këmbët në vijë të drejtë dhe mblidheni gjurin para, më pas çojeni sërish në vend. Të njëjtën gjë bëni edhe me këmbën tjetër. Përqendrohuni në shtrëngimin e muskujve të barkut dhe vitheve sa më shumë gjatë ushtrimit.

3-Plank anësore me ngritje të duarve lart.

Qëndroni në pozicion plan anësore duke e mbajtur trupin drejtë dhe më pas mblidheni krahun sipër brenda dhe çojeni sërish lartë. Nëse jeni në fazat fillestare bëjeni këtë ushtrim pa pesha shtesë. Mos lejoni që vithet tuaja të bien poshtë apo prekin dyshemenë, por të qëndroni gjithmonë drejtë dhe të shtrëngoni sa më shumë muskujt e trupit.